LAJMI I FUNDIT:

Hajnat tentojnë të vjedhin një dyqan bizhuterish në Londër, por befasohen nga një kalimtar – tre përfundojnë në polici (Video)

Hajnat tentojnë të vjedhin një dyqan bizhuterish në Londër, por befasohen nga një kalimtar – tre përfundojnë në polici (Video)

Disa pamje të publikuara kanë kapur momentin kur një bandë që mbanin thika tentoi të bënin një vjedhje të armatosur në një dyqan bizhuterish në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të veshur me të zeza dhe me motoçikleta, janë parë duke dalë jashtë Amir Jewellery në Maida Vale, në veri të Londrës, përpara se të shkatërronin një dyqan.

Megjithatë, ata nuk kanë kaluar shumë lehtë, pasi që disa dëshmitarët ndoqën me dëshpërim dy nga sulmuesit të cilët ishin në këmbë.


Madje, njëri prej tyre arriti ta rrëzonte njërin prej hajnave në dysheme para se policia erdhi ta arrestonte atë. Dy të tjerë u arrestuan nga policia e armatosur.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane i tha MailOnline: “Policia u thirr në bizhuteritë në W9, rreth orës 17.12 të hënën, më 20 maj duke raportuar për një grup motoçiklistësh dhe të armatosur me thika dhe jo vetëm”.

Njëri prej të dyshuarve, një mashkull, u arrestua pasi u ndalua nga dëshmitarët.

“Ai është dërguar në spital për t’u trajtuar për një lëndim të lehtë. Dy të dyshuar të tjerë meshkuj u arrestuan nga policia e armatosur afër tregut të Camdenit pak kohë më vonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori