Në emisionin “Përballje” është diskutuar për mundësitë për punësim dhe shkollim që kanë shqiptarët në Gjermani nëpërmjet migrimit të rregullt dhe legal.
Drejtoresha e “Globalino Translations”, Vjollca Hajdari ka shkuar në Berlin bashkë me familjen.
Hajdari, për emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka rrëfyer se edhe ajo si shumë shqiptarë tjerë depërtoi në Gjermani si azilkërkuese.
Ajo thotë se refugjatët në shumicën e vendeve trajtohen si shtresa e fundit e shoqërisë.
“Nisem nga një bisedë që kisha në autobus me një zonjë gjermane më të vjetër në moshë. Më thotë nga vini ju. I them nga Kosova. Më thotë e habitur ‘shqiptare nga Kosova!’. I them po shqiptare nga Kosova. Stepet disi dhe më thotë ‘uau’. Unë e shikoj e habitur sepse isha adoleshente dhe nuk e kuptoja pse më shikonte ashtu. I them pse është keq të jesh shqiptare. Më thotë shqiptarët nuk e kanë imazhin e mirë, nuk e kanë namin e mirë këtu”.
Vjollca thotë se nga ajo bisedë kishte vendosur që të ishte e kundërta e asaj që gjermanët perceptonin për shqiptarët.
Hajdari thotë se Gjermania e sidomos Berlini është një vend multietnik dhe shqiptarët përpos konkurrencës me vendasit, kanë konkurrencë edhe me francezët, grekët, arabët, turqit etj.
“Ke të bësh me një luftë të madhe. Duhet të jesh i durueshëm, këmbëngulës dhe shumë punë për të arritur suksesin në Gjermani…Por, gjermanët e kanë një të mirë, meritokracia vendoset në vend të parë, vetëm duhet t’i bindësh”.
Aktivistja nga diaspora thotë se në Kosovë ekziston një problem me perceptimin e intelektualëve shqiptarë të diasporës.
“Kur ne vendosim të vijmë në Kosovë, na shikojnë si një invazion që po ua marrim vendet e punës. Nuk na konsiderojnë si bashkëpunëtorë të mundshëm në biznes apo ngjashëm”, tha Vjollca Hajdari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës