LAJMI I FUNDIT:

Haindl nuk takon Gruevskin!? Përfundon takimi me delegacionin e OBRM-PDUKM

Haindl nuk takon Gruevskin!? Përfundon takimi me delegacionin e OBRM-PDUKM
Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

Delegacioni i OBRM-PDUKM sot ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm gjerman, Johannes Haindl me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç informojnë nga OBRM-PDUKM, është theksuar se partia mbetet e përkushtuar për arritjen e zgjidhjeve pozitive të bazuara në përvojat evropiane të cilat do të jenë racionale dhe do ta rruajnë interesin shoqëror.

Për sa i përket Listës zgjedhore, nga ana e OBRM-PDUKM është theksuar se LSDM do të duhet të jep vërtetim dhe të obligohet që ai është i pastruar, ndërsa në periudhën që vijon do të punojë në ngritjen e besimit në Listën zgjedhore, edhe pse ky segment për OBRM-PDUKM, siç thonë, nuk është kontestueshëm.


Sa u përket mediave është theksuar se OBRM-PDUKM është e përkushtuar që të mos ketë dënime për mediat apo gazetarët për qëndrimet e tyre të deklaruara, si dhe për relaksimin e politikës ndëshkimore me se do të kontribuohet për përforcimin e pavarësisë së tyre dhe do të ndikohet avancimi i gjendjes.

Në takim nga ane e OBRM-PDUKM është theksuar se interes parësor është avancimi dhe proceset integruese dhe zbatimi i agjendës intensive reformuese e cila nënkupton avancim plotësues të situatës dhe kritereve, theksojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/