LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Serbia dhe Kosova të shohin përpara

Hahn: Serbia dhe Kosova të shohin përpara

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se “Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe të mos e rrezikojnë atë që është arritur”.

Deklaratat e Hahn pasuan tensionet e krijuara rreth një treni me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë, që u cilësua promovues, i cili u nis të shtunën nga Beogradi drejt Mitrovicës dhe u kthye në kufi me Kosovën.

Ndalimi i trenit për të hyrë në Kosovë nxiti një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që presidenti serb Tomisllav Nikoliq, deklaroi se “është i gatshëm të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.


Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn iu adresua retorikës së përdorur në ditët e fundit nga udhëheqës politikë, raporton Rel.

“Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që është arritur në dialog. Duhet të shikojnë përpara dhe jo të kthehen prapa”, tha Hahn.

Në pyetjen nëse Serbia është ajo që po “shikon prapa”, Hahn u përgjigj: “Të gjithë ata që nuk shikojnë përpara, shikojnë prapa”.

Treni, që për autoritetet serbe do të qarkullonte në një linjë provuese Beograd Mitrovicë deri në gjysmën e muajit shkurt, u cilësua nga autoritetet në Prishtinë si “provokim” dhe u kërkua nga BE-ja ndërhyrja për ta ndaluar atë.

Qeveria e Kosovës vendosi në kufi me Serbinë forcat policore për të ndaluar hyrjen e trenit.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se treni u ndalua “për të mbrojtur sovranitetin e vendit”.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me shërbimet serbe të sigurimit, ditën e shtunë, tha se “kishte marrë vendimin ta kthente trenin prapa në Beograd” duke akuzuar autoritetet në Prishtinë se “po luan lojëra lufte”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori