LAJMI I FUNDIT:

Hahn kërkon kompromis për taksën, thotë se të paktën të pezullohet

Hahn kërkon kompromis për taksën, thotë se të paktën të pezullohet

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë ka bërë thirrje për siç ka thënë “së paku, pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe”.

Siç ka shkruar në Twitter, Hahn, është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rinisë me shpejtësi, përcjell Telegrafi.

“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është edhe në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimi Evropian se taksa ndaj prodhimeve serbe duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar ai në Twitter.


Haradinaj i ashpër me Mogherinin e Hahnin, kërkon nga BE-ja të refuzojë thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj i ashpër me Mogherinin e Hahnin, kërkon nga BE-ja të refuzojë thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan (Video)

Ndryshe, në një intervistë për The Washington Post, Hahn kishte deklaruar se “Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”.

Megjithatë, sipas tij, “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si një pjesë e vogël e fundit, e marrëveshjes përfundimtare”.

Për një deklaratë të tillë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave
Lexo po ashtu Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Haradinaj sërish është treguar i ashpër në raport me Bashkimin Evropian, ku ka drejtuar akuza ndaj përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini dhe komisionarit evropian për Zgjerim, Johaness Hahn.

Haradinaj ka thënë se Mogherini dhe Hahn i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve.

Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.

Ndryshe kryeministri ka reaguar edhe përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, është thirrje për tragjedi të reja në Ballkan, dhe përpjekje për ta sforcuar takimin që do të mbahet në Berlin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori