Hadergjonaj luan ndeshjen e parë si titullar te Huddersfieldi, befason me paraqitjen (Foto)

Florent Hadergjonaj ka luajtur ndeshjen e parë si titullar te skuadra angleze, Huddersfield Town.
Mbrojtësi deçanas gjatë verës është transferuar te skuadra angleze nga gjermanët e Ingolstadtit.
Megjithatë, edhe pse arriti me shumë bujë, Hadergjonaj nuk ka mundur të zë vendin e titullarit të skuadra angleze.
Hadergjonaj prezantohet para shokëve të skuadrës, këndon këngën më të bukur në gjuhën shqipe (Video)

Por, ndeshja e javës së 11-të e ka parë mbrojtësin deçanas në formacionin titullar të skuadrës së tij, Huddersfield.

Hadergjonaj ka luajtur si titullar në ndeshjen ndaj West Bromwich Albionit, e fituar nga skuadra e tij me rezultat minimal 1-0.
Reprezentuesi i Zvicrës ka bindur me paraqitjen e tij në ndeshjen e parë si titullar, duke u vlerësuar lartë.
Deçanasi ka qenë lojtari i dytë më i vlerësuar te skuadra e tij me notë 7.5.
Notë më të lartë se Hadergjonaj pati vetëm portieri i skuadrës, Jonas Lossl, i cili u notua me 7.8. /Telegrafi/Nota e Hadergjonajt:

















































