Erling Braut Haaland është kthyer në një makineri golash dhe tashmë ka arritur të vendosë një rekord që i ka lënë pas dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Sulmuesi i Borusia Dortmundit shënoi të shtunën golin e 10 në 9 ndeshje në Bundesligë, më shumë se një gol për ndeshje, prej se zbarkoi në kampionatin gjerman në janar.


19 vjeçari është përshtatur mjaft mirë me skuadrën e re dhe po bën atë që po bënte me ish-skuadrën e tij, Red Bull Salzburg, pra po shënon shumë gola.

haaland 4

Deri më tani, Haland ka shënuar plot 41 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 34 ndeshje në këtë sezon. Kjo shifër është arritur në moshën 19 vjeç, 9 muaj dhe 23 ditë.

Pikërisht ky është dhe rekordi që nuk kanë mundur ta arrijnë dy yjet e futbollit.

lionel messi cristiano ronaldo barcelona juventus 8b9njy3yz8u119ittigpm14i9

Ronaldo arriti të shënojë 42 gola në një sezon vetëm në moshën 23 vjeç, 3 muaj dhe 6 ditë, ndërsa Messi 47 gola në moshën 22 vjeç, 10 muaj dhe 6 ditë.

/Telegrafi/

telegrafi sport app