Borussia Dortmundi e ka mposhtur 2-0 Rasenball Sport Leipzigun në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.

Dy golat në këtë përballje i shënoi Erling Haaland në minutën e 30-të dhe në atë të 90’+3.


Dortmundi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.06, ndërsa Leipzigu u vlerësua me 6.41.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë doli të ishte sulmuesi norvegjez që realizoi dy golat të takimit dhe u notua me 8.6.

Në anën tjetër dështimi i kësaj sfide ishte mbrojtësi i vendasve Lukas Klostermann, me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

leipzig

dortmund

/Telegrafi/