LAJMI I FUNDIT:

Haaland me kërkesa marramendëse për pagë, Barcelona dhe Real Madridi distancohen nga ndjekja e tij

Haaland me kërkesa marramendëse për pagë, Barcelona dhe Real Madridi distancohen nga ndjekja e tij

Barcelona dhe Real Madrid mbeten të etur për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ashtu si edhe disa klube të mëdha në Evropë, por kërkesat e tij të larta për pagë vjetore kanë bërë që dy klubet nga La Liga të largohet nga ndjekja e tij.

Interesi nga klubet drejtuese në të gjithë Evropën për sulmuesin 20-vjeçar nuk është sekret, me bëmat e tij në Gjermani duke shënuar vazhdimisht.

Mino Raiola, agjenti i lojtarit, gjithashtu ka qenë duke mbajtur thashethemet pasi i shoqëruar nga babai i Haaland, Alf Inge, ka vizituar shumë klube – përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin Madrid.


Mino Raiola për Erling Haaland: Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shes, e respektoj këtë vendim – por nuk do të thotë se pajtohem
Lexo po ashtu Mino Raiola për Erling Haaland: Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shes, e respektoj këtë vendim – por nuk do të thotë se pajtohem

Diskutimet janë zhvilluar me Jose Angel Sanchez, drejtori i përgjithshëm i Realit dhe me Joan Laporta, presidenti i rizgjedhur në Camp Nou.

Megjithatë, kërkesat e larta për pagë nga përfaqësuesit e Haaland si duket kanë shtangur dy klubet e mëdha të La Ligës.

Sipas mediumit Goal.com, kërkesat e pagës së norvegjezit për 35 milionë euro në vit kanë distancuar Barçën dhe Realin nga një marrëveshje.

Goal ka gjithashtu mësuar se një klub anglez bëri qasje për Haaland disa muaj më parë dhe përfundoi duke u larguar nga bisedimet pasi u bë i vetëdijshëm për kërkesat astronomike prej 35 milionë eurosh në vit.

Interesi nga ajo skuadër tani është ftohur, ndërsa Barça dhe Reali e dinë se as ata nuk mund të përballojnë një marrëveshje të tillë me ato kushte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori