Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, takoi anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), të kryesuar nga Ruzhdi Morina.
Me këtë rast, guvernatori Mehmeti kërkoi sqarime më të detajuara rreth zhvillimeve të fundit lidhur me performancën financiare të investimeve të FKPK-së, e cila përkundër performancës pozitive gjatë pjesës më të madhe të vitit 2018, në tremujorin e fundit të vitit 2018 shënoi rënie si rezultat i zhvillimeve në tregjet globale financiare.
Guvernatori Mehmeti vlerësoi pozitivisht performancën e investimit të kontributeve pensionale në dhjetë vitet e fundit, e cila sipas raporteve të FKPK-së, ka siguruar një kthim pozitiv në investime në vlerë prej 380.09 milionë euro.
Guvernatori po ashtu kërkoi nga përfaqësuesit e FKPK-së që të shtojnë kujdesin në menaxhimin e luhatjeve afatshkurtra të tregjeve globale, të ngjashme me ato të periudhës së fundit, në mënyrë që të minimizohen rreziqet për investimet e kontributeve pensionale të qytetarëve kosovarë.
Për më tepër, Guvernatori Mehmeti kërkoi rritje të komunikimit të FKPK-së me publikun në mënyrë që qytetarët të jenë mirë të informuar dhe të kenë kuptim të drejtë të zhvillimeve në tregjet financiare globale e të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në vlerën e kursimeve të tyre pensionale.
Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit Drejtues të FKPK-së, Ruzhdi Morina, njoftoi Guvernatorin rreth zhvillimeve të lidhura me investimet e FKPK-së në tregjet financiare ndërkombëtare, duke theksuar se rënia e shënuar në tremujorin e fundit të vitit 2018 deri në një masë është kompensuar me kthimin pozitiv që kanë shënuar investimet e FKPK-së gjatë muajit janar 2019.
Ai theksoi se investimet e FKPK-së bazohen në një politikë mjaft të kujdesshme të investimit, të bazuar në një baraspeshë mjaft konzervative ndërmjet kthimit dhe rrezikut, e cila në periudhën afatgjate ka rezultuar me një performancë mjaft të kënaqshme të investimeve.
Në këtë kontekst, me gjithë luhatjet afatshkurtra të tregjeve globale, Kryesuesi i Bordit Drejtues të FKPK-së theksoi se perspektiva afatgjate e investimeve të kontributeve pensionale të qytetarëve të Kosovës është pozitive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës