Ilkay Gundogan nuk do ti bashkohet Manchester Cityt.

Sunday Mirror ka raportuar se mesfushori gjerman do t'i bashkohet gjatë verës Pep Guardiolas te Citzens, por agjenti i lojtarit ka mohuar çdo gjë.


''Nuk është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me Man Cityn. Nuk ka vendim dhe gjithçka është e hapur. Ilkay është i fokusuar në rikuperimin e tij'', tha agjenti.

Mediat britanik kishin publikuar një fotografi teksa mesfushori i Borussia Dortmundit shihej me një sheik, duke aluduar se ishte arritur marrëveshja mes futbollistit dhe Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app