Raphael Guerreiro do të largohet nga Borussia Dortmund pas shtatë viteve qëndrim në Signal Iduna Park.

Mbrojtësi i majtë është përshëndetur tanimë me klubin dhe do të largohet si futbollist i lirë nga skuadra verdhezi.


Reprezentuesi portugez pati një vit fantastik me Dortmundin, ku në 36 ndeshje zyrtare realizoi gjashtë gola dhe asistoi në 14 të tjerë.

Raphael Guerreiro 2

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij, duke marrë parasysh se ai është një futbollist i lirë.

Inter dhe Milan e duan portugezin në Serie A, derisa Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e tij në La Liga.

Por e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier, pasi skuadrat si Newcastle United, Aston Villa, Tottenham Hotspur, Burnley e Wolverhampton gjithashtu e duan. /Telegrafi/

telegrafi sport app