LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Më 4 shkurt, një anëtar i kryesisë së OVL të UÇK shkon në Hagë (Video)

Gucati: Më 4 shkurt, një anëtar i kryesisë së OVL të UÇK shkon në Hagë (Video)

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë 103 veteranë të UÇK-së të ftuar nga Gjykata Speciale.

Gucati, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se ka edhe anëtarë të kryesisë së OVL UÇK të ftuar nga Gjykata Speciale.

“Është një anëtar i kryesisë së OVL UÇK që do të udhëtojë më katër shkurt në Gjykatën Speciale. Emri i tij nuk është bërë publik dhe gjatë ditëve në vijim avokati i tij do ta publikojë emrin”.


“… Edhe tre të tjerëve do t’u publikohen emrat nga avokatët e tyre. Të gjithë janë veteranë të UÇK-së. Na është konfirmuar që janë të ftuar për Speciale”, tha Gucati, përcjell Telegrafi.

I pari i OVL të UÇK-së ka thënë se janë të konfirmuar 11 ftesa për në Gjykatën Speciale dhe prej tyre ka komandantë dhe ushtarë të thjeshtë.

Ai thotë se ka raste kur veteranët e ftuar nga Gjykata Speciale nuk kanë qenë më parë në gjykata vendore, apo ndërkombëtare.

“Katër të fundit që i përmenda nuk kanë qenë asnjëherë nëpër gjykata, as vendore e as ndërkombëtare”, tha Gucati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori