Juventus do të përpiqet ta bindë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, që ta zëvendësojë Maurizio Sarrin në sezonin e ardhshëm.

Sipas The Sun, presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli, beson se strategu spanjoll është trajneri ideal për ta dërguar skuadrën në një nivel tjetër.


Raportimet e mediave angleze vijnë pas thashethemeve në Itali se Juve mund ta shkarkojë trajnerin aktual dhe ta kthejë Massimiliano Allegrin.

PepGuardiolacity 2 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bianconerët tentuan ta angazhonin Guardiolan para se ta merrnin Sarrin, mirëpo spanjolli nuk arriti marrëveshje me Cityn për ndërprerjen e kontratës.

49-vjeçari e flet italishten pasi la luajtur te Roma dhe Brescia në të kaluarën, ndërsa ka raporte të mira me trajnerët italianë, duke përfshirë Arrigo Sacchin dhe Maurizio Sarrin

Liga e Kampionëve (të cilën Guardiola e ka fituar dy herë me Barcelonën, 2009 dhe 2011) mbetet shënjestër e Juventusit, trofe të cilin është duke e kërkuar nga viti 1996. /Telegrafi/

telegrafi sport app