Portieri brazilian, Ederson do të jetë mungesa e madhe e Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit.

City do të jetë mysafirë i Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligës Premier.


Megjithatë, Qytetarët përballen me një mungesë të madhe, atë të portieri Ederson, i cili u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

"Ederson nuk është në gjendje të luajë. Nuk e di se për sa kohë do të jetë jashtë fushave. Të dielën, ai nuk mund të luajë", ka thënë fillimisht Guardiola.

Ish-trajneri i Barcelonës gjithashtu konfirmoi se vendin e tij do ta zë portieri tjetër, Claudio Bravo.

"Claudio Bravo mund të jetë në portë. Ai është një portier i jashtëzakonshëm - fitoi shumë ndeshje ndërkombëtare me Kilin. Nuk kam dyshime", përfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet të dielën në Anfield nga ora 17:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app