LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet pas barazimit te Southampton: Do të më pëlqente të kisha 40 pikë më shumë se Liverpooli

Guardiola flet pas barazimit te Southampton: Do të më pëlqente të kisha 40 pikë më shumë se Liverpooli

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Southampton.

Lideri aktual u befasua në fillim të ndeshjes, por falë një goli nga Aymeric Laporte në pjesën e dytë iu shmangën humbjes nga Southampton.

Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, duke thënë se ende janë larg për ta fituar titullin e kampionit.


Sipas asaj që ka thënë Pep, edhe po ta fitonin sfidën ndaj Southampton nuk do të thotë asgjë në lidhje me titullin e kampionit.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndoshta nuk ishim shumë agresivë në 15 minutat e para. Por në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer. Edhe po të fitonim nuk do të ndryshonte asgjë në luftën për titullin kampion, gjithçka është e hapur”, deklaroi Pep.

Tutje tekniku katalunas u shpreh se do t’i pëlqente të kishte 40 pikë më shumë se Liverpooli dhe se nuk e priste këtë epërsi në këtë pikë të sezonit.

“Do të më pëlqente të kisha 40 pikë më shumë se Liverpooli në kampionat, por në janar nuk është e mundur. Nuk e prisja që të kishim një avantazh të tillë në këtë pikë të sezonit.

“Tashmë le të pushojmë dhe më pas të kthehemi edhe më të karikuar. Kemi dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme”, ka thënë trajneri spanjoll i Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori