LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e konfirmon lëndimin e rëndë të Sanes

Guardiola e konfirmon lëndimin e rëndë të Sanes
Pep Guardiola dhe Leroy Sane . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Leroy Sane ishte titullar për Manchester Cityn në sfidën e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpool.

Por vetëm pas 13 minutave lojë sulmuesi gjerman u detyrua të largohet nga loja pasi pësoi një lëndim.

Sane ia pa sherrin lëndimit, pasi kësisoj dështoi edhe transferimi i tij në Bayern Munich, ku kishte arritur marrëveshje personale.


Tani sulmuesi gjerman do të mbetet jashtë fushave për së paku gjashtë muaj dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

Leroy Sane dhe Pep Guardiola. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Nuk di të them se kur mund të kthehet në fushën e lojës nga lëndimi në ligamente. Normalisht për këto lëndime bëhet fjalë për gjashtë, apo shtatë muaj. Ne shpresojmë që të kthehet përsëri brenda muajit shkurt apo mars”, tha Guardiola.

Krejt në fund Guardiola foli edhe për një largim të mundshëm të Sanes nëse nuk ish lënduar.

“Sane është një futbollist i Manchester Cityt dhe nuk më ka thënë asgjë rreth largimit. Ai ka luajtur në ndeshjet miqësore, por edhe në Superkupë. Fatkeqësisht u lëndua, por është i ri dhe e kalon shpejtë”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori