Guardiola dhe City tregohen të mëdhenj, i bëjnë korridorin e nderit Liverpoolit

Liverpooli është shpallur kampion i Anglisë pas tri dekadave pritje.
The Reds triumfuan këtë edicion me plot meritë duke dominuar çdo kundërshtarë të tyre.
E tani që kanë përfunduar punën e kampionit para fundit të sezonit, Liverpooli është nderuar nga ndjekësit e tyre, Manchester City.
Në kuadër të xhiros së 31-të, Manchester City është duke luajtur në Etihad Stadium përballë Liverpoolit.

Ashtu siç kishte premtuar trajneri i Cityt, Pep Guardiola edhe ka mbajtur fjalën duke e nderuar kampionin e ri të Anglisë.
Pep Guardiola së bashku me stafin e tij dhe futbollistët e Cityt kanë bërë korridorin e nderit për Liverpoolin.
Vendasit kanë duartrokitur ekipin e Jurgen Klopp për suksesin e arritur këtë edicion në Ligën Premier dhe gjesti i tyre është përshëndetur shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

















































