LAJMI I FUNDIT:

Guardiola asnjëherë nuk është shkarkuar – ai tregon arsyen pse nuk ndodh kjo

Guardiola asnjëherë nuk është shkarkuar – ai tregon arsyen pse nuk ndodh kjo

Ky sezon në Angli është shoqëruar me shkarkimin e shumë trajnerëve, ku vetëm Chelsea ka ndryshuar tre të tillë deri më tani.

Të fundit që e pësuan ishin Graham Potter e Antonio Conte që lanë pozitat e tyre në Ligën Premier.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk e ka provuar kurrë shkarkimin nga detyra dhe këtë e lidh ai me fitimin e titujve dhe ndeshjeve.


“Po ju them një “sekret”, unë nuk shkarkohem sepse skuadrat e mia fitojnë shumë ndeshje. Përndryshe, edhe unë do të isha shkarkuar si të tjerët. Nuk është se mua nuk më shkarkojnë se kam flokët më të bukur se trajnerët e tjerë”.

“Në Angli, kur unë isha në moshë më të re kishin një traditë në të cilën iu besonin më shumë trajnerëve”.

“Por, tani ka më shumë investime dhe presioni shtohet. Ndonjëherë, gjërat funksionojnë dhe ndonjëherë jo, duhet të përshtatemi”, ka thënë Guardiola.

Katalunasi është në garë për titull dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori