Bernardo Silva vazhdon të lidhet me PSG-në dhe Barcelonën, por Pep Guardiola është i bindur që lojtari portugez, të cilin e vlerëson shumë, do të vijojë karrierën në “Etihad Stadium”.

Times raportoi se PSG ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, por kampionët e Anglisë e kanë refuzuar ofertën.


Trajneri i Manchester Cityt, Prp Guardiola ka thënë se klubi nuk ka marr asnjë ofertë për portugezin.

0 Pep Guardiola Bernardo Silva

“Bernardo do të qëndrojë me ne. Nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga ndonjë klub”.

“Ky është shkaku pse them që ai nuk do të largohet. E përsëris: Bernardo do të qëndrojë te Manchester City”, ka thënë Guadriola. /Telegrafi/

telegrafi sport app