Grupi Balfin: Mbështetja për komunitetet në vendet në të cilat veprojmë është detyrimi dhe përgjegjësia jonë

Për shumë kompani dhe për njerëzit në përgjithësi, dhjetori është muaji i dhuratave. Shumica e tyre dhurojnë gjatë kësaj periudhe duke shënuar fundin e ciklit vjetor dhe duke festuar një fillim të ri. Por dhurimi nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e diçkaje – qëllimi është të bëjmë një dallim, një ndryshim në shoqërinë ku jetojmë. Grupi “Balfin”, një nga grupet më të rëndësishme investuese në rajon, e ka integruar këtë në vizionin e vet. Kompania i kushton vëmendje të veçantë njerëzve, duke u përpjekur të jetë më pranë komuniteteve që kanë nevojë për ndihmë, jo vetëm gjatë dhjetorit, por gjatë tërë vitit.
– Të jesh i përgjegjshëm nuk do të thotë vetëm të marrësh përgjegjësi për veprimin tënd por edhe t’u kushtosh vëmendje të veçantë atyre që, me veprimet e tyre, nuk janë në gjendje të jenë në të njëjtën pozitë me shumicën prej nesh. Sjellja e përgjegjshme ndaj natyrës përreth nesh, ndaj atyre që duan të arsimohen, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, ose ndaj njerëzve që për arsye të ndryshme nuk mund të shijojnë ngrohtësinë, mbështetja dhe vëmendja si shumë prej nesh, janë vetëm disa nga dimensionet e përgjegjësisë. Përgjegjshmëria është lidhja që bashkon veprimin me rezultatin e atij veprimi. Më në fund, me atë që bëjmë për të tjerët, ne ruajmë pëgjegjshmërinë tonë dhe suksesi ynë varet nga ajo që bëjmë – thonë përfaqësuesit e grupacionit “Balfin”.
Sa është e rëndësishme përgjegjësia sociale për “Balfin” mund të dallohet nga fakti se strategjia e koordinuar për këtë qëllim e grupacionit zhvillohet nën kujdesin e veçantë të presidentit, z. Samir Mane, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ku operon grupi – Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Holandë dhe Austri.
Angazhimi i madh i “Balfin” për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 2019, kur grupacioni dhuroi 1.2 milion euro, është një gjest që nuk mund të harrohet. Kontributin e tyre e dhanë edhe kompanitë maqedonase që janë pjesë e grupacionit, “Neptun” dhe “Skopje East Gate”.
Nga donacionet e ushqimit dhe veshjeve të “Spar” Albania, “Fashion Group Albania” dhe “AlbChrome”, rikonstruimi i shtëpive nga ana e kompanive të ndërtimit si “Mane TCI” dhe “Tirana Bank”, mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nxënësit e shkëlqyeshëm nga ana e “Neptun” dhe “Green Coast”, për të mbështetur kauzat e mira dhe donacioni i maskave dhe dorezave për të parandaluar përhapjen e kovidit – kompanitë që operojnë nën strehën e “Balfin” kishin më shumë aksione të tilla vetëm në vitin 2020.
Ajo që i bën këto aktivitete të veçanta është vazhdimësia, veprimi i përbashkët i kompanive dhe punonjësve të tyre, si dhe koordinimi ndërkufitar. Si shembull do të veçojmë aksionin nga viti i kaluar, kur në një periudhë prej dy muajsh 21 kompani nga grupacioni, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, u bashkuan me aktivitetet e tyre në një fushatë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, e cila mbuloi disa fusha – sociale, mjedisi jetësor, arsimi … Shumë ndërmarrjeve u duhet një vit i tërë për të arritur atë që punonjësit e Balfin arritën të realizojnë për vetëm dy muaj. Ata përkushtuan më shumë se 1.000 orë punë vullnetare përmes 18 aktiviteteve dhe programeve të veçanta, të cilat ata krijuan, dhe kishin për qëllim familjet nga kategoritë e prekshme, fëmijët me nevoja të veçanta, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje, të moshuarve, personave me Sindromën Daun , fëmijë pa prindër, programe për riciklimin e letrës dhe materialeve plastike, si dhe për pastrimin e lokaleve dhe ndërgjegjësimin për kauza të ndryshme. Kontributet personale të punonjësve në këtë aksion humanitar tejkaluan 10.000 euro.
– Grupacioni “Balfin” është një nga konglomeratet e pakta në rajon që përqëndrohet në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku punon, duke iu përmbajtur qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, qëllimeve të Kombeve të Bashkuara, për të cilat ka përgatitur një plan personal aksionar real, duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare, me efekte në të shtatë vendet ku punon grupacioni – thonë nga sektori për komunikim i “Balfin”.
Për shkak të pandemisë së Covid, këtë vit nuk ishte e mundur të koordinohej një fushatë aq e madhe me kaq shumë njerëz të përfshirë. Por kjo nuk e pengoi grupacionin dhe punonjësit e tij të kultivojnë dhe promovojnë përgjegjësinë si një nga vlerat thelbësore të kompanisë. Punonjësit e “Spar” Shqipëri i dhanë mbështetjen e tyre fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve. Kjo kompani dhuroi 5 ton ushqim për më shumë se 100 familje, si dhe 10.000 maska dhe doreza për policinë në Shqipëri. “AlbChrome” ka rinovuar plotësisht një kopsht fëmijësh, ku 60 fëmijë do të kalojnë dimër më të ngrohtë dhe u dhuroi fëmijëve të minatorëve nga qyteti i Bulkizës, që ndodhet në veri të Shqipërisë. “Fashion Group” Shqipëri dhuroi veshje me vlerë prej 30.000 euro për familjet nga kategoritë e prekshme. “Neptun” ka mbështetur Qendrën për sindrom Daun “Xhonatan” duke siguruar pajisje për onlajn-terapi. Ndihmoi gjithashtu nxënësit e shkëlqyeshëm me pajisje për mësim onlajn.
Mijëra familje të kategorive të pambrojtura morën mbështetje nga kompani të ndryshme që punojnë nën strehën e “Balfin”. Shoqëria e njeh këtë dhe kjo është arsyeja pse grupacioni “Balfin” është i njohur në mesin e njerëzve si një nga grupacionet më humane në rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës