LAJMI I FUNDIT:

Grumbullimi i kombëtares, vijnë Basha e Lenjani

Grumbullimi i kombëtares, vijnë Basha e Lenjani

Edhe pse zyrtarisht, grumbullimi i përfaqësueses shqiptare do të fillojë më 1 qershor, për ndeshjen e 11 qershorit kundër Izraelit dhe për miqësoren me Luksemburgun, më 4 qershor, disa nga futbollistët që kanë përfunduar me klubet e tyre po mbahen nën vëzhgimin e stafit kuqezi.

Në Tiranë, dy lojtarët e parë që kanë mbërritur janë dy mesfushorët Migjen Basha, lojtar i Barit, dhe Ermir Lenjani, lojtar i Nantës, të dy nën urdhrat e përgatitësit altetik, Alberto Bela, dhe ndihmësit të De Biasit, Ervin Bulku.

Nëse Basha është një lojtar, i cili grumbullohet thuajse në të gjitha ndeshjet e përfaqësueses sonë, për Lenjanin bëhet fjalë një rikthim, edhe pse prania e tij në këto seanca stërvitore nuk konfirmon zyrtarisht përfshirjen në listë për ndeshjen zyrtare.


Gjithsesi, aktivizimi i Lenjanit prej vetëm 114 minutash me Nantën në të gjithë sezonin, tregon edhe njëherë emergjencën dhe vështirësitë që do të ketë De Biasi në këtë ndeshje të radhës zyrtare, sa i përket lojtarëve.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, deri tani nuk do të jenë zyrtarisht Ansi Agolli, për shkak kartonash, dhe portieri Etrit Berisha, i cili me kartonin e kuq kundër Izraelit në “Elbasan Arena” u pezullua dy ndeshje, atë me Italinë dhe ndeshja e kthimit sërish me Izraelin, në transfertë.

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori