LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Hapat e deritanishëm të OBRM-PDUKM-së kanë qenë demokratik

Gruevski: Hapat e deritanishëm të OBRM-PDUKM-së kanë qenë demokratik

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me Tobias Zec, i cili është anëtarë në Parlamentin gjerman dhe anëtarë në Këshillin e Evropës. Siç informojnë nga OBRM-PDUKM-ja, Gruevski e ka njoftuar bashkëbiseduesin për ngjarjet më të reja politike në Maqedoni për, siç thonë, mashtrimin zgjedhor që LSDM-ja e bën me Deklaratën e partive shqiptare pas zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e partisë thuhet se, Gruevski në takim ka theksuar se të gjitha hapat e deritanishëm të OBRM-PDUKM-së janë në pajtim me parimet dhe praktikat demokratike, por se edhe ekziston tension në popull të cilët, sipas tij, po protestojnë tanimë për 30 ditë më radhë.

Nga partia e Gruevskit gjithashtu njoftojnë se, përveç këtyre temave është diskutuar edhe për rreziqet e mundshme nga kriza e re e emigrantëve, me çka Gruevski ka theksuar se nëse partia e tij udhëheq me vendin, kufijtë e Maqedonisë do të jenë të mbrojtur./Telegrafi/