Ka tre vjet që Edina (emri i njohur për redaksinë), një grua nga Prishtina, kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar burrit të saj, i cili ishte rreshtuar përkrah grupit militant Shteti Islamik. Por, tani kur burri i saj nuk jeton më, ajo dëshiron të kthehet në Kosovë.
Kjo grua, ka folur përmes telefonit për Radion Evropa e Lirë, duke treguar për kushtet e rënda në kampin Al-Nisa në Siri.
Ajo nuk është e vetmja nga Kosova dhe rajoni, që ndodhen në kampet e Sirisë.
“Këtu në këtë vendin, në këtë kampin ku jemi ne, që na kanë nxjerrë prej burgut, quhet Al-Nisa, Koban. Edhe këtu tash për tash është një motër shqiptare, këtu me mua, një motër maqedonase me çikën e vetë edhe çikën e çikës së vetë edhe unë kosovare. Kushtet janë shumë të këqija, shumë, tmerr i gjallë. Na kanë lënë nëpër kampe nga 100 veta të plagosur. Edhe as nuk ka ushqime edhe as nuk ka ujë të mjaftueshëm. Na japin ujë të nxehtë për të pirë”, thotë ajo.
Kjo grua, 24-vjeçare nga Prishtina, bashkë me gra të tjera nga Kosova dhe Shqipëria, janë në pritje të kthimit në shtëpitë e tyre. Mirëpo, thotë se deri tani, askush nga institucionet e Kosovës nuk i ka kontaktuar për t’i kthyer në vendlindje.
“Kurrfarë kontakti unë nuk kam pasur më herët. Para një jave kam dalë nga burgu. Kam qenë në Koban, nëntokë në burg kemi qenë. Tash me erdhi mundësia për të folur me ju. Ne nuk kemi kurrfarë kontakti me askënd tjetër”, thotë ajo, duke ndërprerë bisedën për shkak të frikës së mund ta dëgjojë dikush.
“Po e ndali më mirë. Kaq, unë s’mund të flas më shumë. Na bëni hallall”, ishin fjalët e saj.
Institucionet e sigurisë në Kosovë, nuk kanë ende ndonjë plan për kthimin e dhjetëra kosovarëve që vazhdojnë të jenë në Siri.
Institucionet e sigurisë në Kosovë, nuk kanë ende ndonjë plan për kthimin e dhjetëra kosovarëve që vazhdojnë të jenë në Siri. Sipas përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë, aktualisht angazhimi ka të bëj me personat që tashmë janë kthyer.
“Qeveria e Kosovës ka kryer një proces të kthimit të 110 kosovareve dhe është duke u marr me rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre. Edhe një numër i shtetasve kosovar ka mbet në zonat e konfliktit dhe se Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të marrin vendime dhe masa konform rrethanave dhe mundësive”, ka deklaruar Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Fatos Makolli.
Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në Siri, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Mirëpo thotë se luftëtarët e huaj të cilët janë në burgje atje, mund të paraqesin rrezik për shoqërinë kosovare.
“Duhet të kthehen në mënyrë të organizuar edhe ata që kanë mbetur në Siri. Një problem lidhur me grupin që është në Siri, është se tash kemi atje më shumë luftëtarë të huaj të cilët mund të përbëjnë rrezik për shoqërinë tonë. Kjo për faktin se ata kanë qenë në një zonë të luftës, dhe potencialisht janë ekspozuar ndaj dhunës dhe traumave të ndryshme, kjo i bën që të ketë një dozë rreziku në ta”, thotë Balaj.
Në fund të muajit prill, Kosova ka kthyer 110 kosovarë nga Siria, duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë të huaj.
Në gjashtë-shtatë vjetët e fundit, më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik. Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë, disa prej tyre të lindur atje, vazhdojnë të jenë në kampe të ndryshme.
Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja mund të dënohet deri në 15 vjet burgim. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët