Nga: Bajram Mjeku
Sot, në Ditën e Nënave, nuk zgjodha të shkruaj për Nanën time të dashur e të ndjerë Igballe Ujkani-Mjeku, e cila ndërroi jetë katër vjet më parë dhe të cilën e kujtoj me mall çdo ditë.
Zgjodha të shkruaj për Sabiha Kasimatin, shkencëtaren e bukur dhe të fisme shqiptare, e cila 69 vjet më parë u ekzekutua në moshën 39 vjeçe nga regjimi i diktatorit shqiptar Enver Hoxha, vetëm pse nuk iu dha diktatorit shqiptar.
Sabiha Kasimati është nxënësja e parë e Liceut të Korçës dhe biologia e parë shqiptare. Ishte bija e një mjeku me origjinë nga Libohova dhe u lind në vitin 1912 në Edrene të Turqisë.
Sabihaja në Liceun e Korçës ishte shoqe e klasës edhe me shkrimtaren e parë shqiptare, Musine Kokalari. Për ironinë e fatit, shokë klase ishin edhe me diktatorin shqiptar, Enver Hoxha.
Sabiha Kasimati është vetëm njëra nga shumë gra shqiptare, e cila ra viktimë e dinjitetit dhe bukurisë. Bashkëkohanikët dëshmojnë se diktatori Hoxha, jo rrallë i është vardisur vajzës së bukur e me dinjitet, refuzimi i së cilës ndolli hakmarrjen rreth tridhjetë vjet më vonë.
Në vitin 1936, Sabiha Kasimati fitoi bursë studimi nga Mbretëria shqiptare. U regjistrua në Fakultetin e Shkencave të Biologjisë në Torino të Italisë dhe diplomoi me maksimumin (tridhjetë mbi tridhjetë me lavdërim), ndërsa doktoroi në vitin 1941.
Sabiha Kasimati e njohur për karakterin e saj dinjitoz, kur komunistët erdhën në pushtet, kërkoi takim me diktatorin shqiptar. E bëri përgjegjës kryesor për vrasjet e intelektualëve dhe fare në fund e pyeti:
– Me çfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me këpucarë e teneqexhinjë?!
Më 19 shkurt të vitit 1951, në hyrje të Ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Tiranë plasi eksplozivi. Ishte pretekst që regjimi komunist të arrestonte intelektualët e kohës. Në mesin e 23 prej tyre ishte e vetmja femër; Sabiha Kasimati!
Vetëm shtatë ditë më vonë, Sabihaja dhe 22 intelektualë tjerë u dërguan për t’u ekzekutuar në afërsi të Urës së Beshirit në Tiranë. Sabiha Kasimatin 39 vjeçe, nuk e kapën plumbat e togës së pushkatimit! Këta të fundit të mllefosur e mbytën Sabihanë me kundakë të pushkëve.
Këtë postim ua dedikoj edhe mijëra grave e vajzave shqiptare, të cilat edhe sot bëjnë sakrificë të jashtëzakonshme për të ruajtur dinjitetin dhe bukurinë e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi