LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që lindi në moshën 72-vjeçare, pranon se ishte më vështirë se që ka menduar (Foto)

Gruaja që lindi në moshën 72-vjeçare, pranon se ishte më vështirë se që ka menduar (Foto)

Daljinder Kaur nga Punjab i Indisë, është bërë nënë në moshën 72-vjeçare, duke sjellë në jetë një djalë të shëndoshë.

Mirëpo, gruaja e moshuar pranon se ishte shumë më vështirë se që ka menduar, ndërsa shtatzënësia dhe lindja e kanë lënë me presion të lartë të gjakut dhe nyje të dobëta, transmeton Telegrafi.

Megjithëse e ka vështirë ta rrisë fëmijën, ajo nuk është penduar dhe se do të bëjë gjithçka për të.


Fëmija me prindërit e moshuar

“Jam vet e lodhur dhe nuk po mund të kujdesem si duhet edhe për të. Pasi që ka filluar të ecë ngadalë, më duhet gjithmonë t’i shkoj pas”, ka thënë Kaur lidhur me rastin.

Për 46 vite martesë, nuk kishin mundur të kenë fëmijë, por megjithëse bashkëshorti saj është 80-vjeçar vendosën të provojnë ngjizjen artificiale.

Fillimisht, atyre iu është refuzuar kërkesa, por pasi të gjitha analizat i kishte mirë, është kryer ndërhyrja që ka pasur rezultat pozitiv.

“Djaloshi lindi me peshë të vogël dhe unë nuk kisha gji, prandaj është ende nën peshën e dëshiruar. Mjekët më thonë se do të jetë i shëndoshë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Kalo në kategori