Një grua e cila bleu një shtëpi të vjetër në ankand u desh që ta thërriste policinë pas hapjes së një kasaforte që ajo e gjeti brenda pronës, raporton Mirror.
Tiffany, 28 vjeçare e bleu shtëpinë pa e parë fare atë, dhe kur ajo arriti për herë të parë, ajo u mahnit kur e pa se shtëpia ishte e mbushur me gjësende.
Ajo gjeti televizorë klasik dhe mobile të vjetra, e gjithashtu edhe një kasafortë të madhe e cila ende ishte e mbyllur – dhe ajo filloi që ta hapë atë me një aparaturë prerëse dhe me një kazmë, transmeton Telegrafi.
Përfundimisht, pas asaj që u duk një punë e rëndë, Tiffany e hapi kutinë e madhe metalike, dhe kur ajo e ekzaminoi përmbajtjen që ishte brenda kasafortës, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër pos ta thërras policinë.
Duke dokumentuar zbulimin e saj në TikTok, ku ajo ngarkon video nën emrin @misstiffanyma, Tiffany tha: “Pas disa orëve duke e parë kontraktuesin duke e përdorur aparaturën prerëse, kazmën dhe çekanin, më në fund kasaforta u hap, dhe O Zot, ajo që gjetëm ishte mjaft e çmendur”.
“Gjetëm disa plaçka të vyeshme si unazë fejese, disa foto të cilat mund të përdoreshin për shantazh, fatura të rralla dhe monedha të vjetra të cilat mund të vlejnë më shumë se një Birkin. Ne gjetëm edhe një kamë të Luftës së Dytë Botërore, por sinqerisht nuk mund të flasim për gjënë më të çmendur që ne e gjetëm, pasi që duhet ta përfshijmë edhe policinë”, shtoi ajo.
Tiffany, nga Los Angeles i Kalifornisë, e bleu shtëpinë bashkë me partnerin e saj Matt, dhe po e rinovojnë atë pak nga kap – duke filluar me zbrazjen e gjësendeve të pronarit të kaluar.
Ajo mori mijëra shikime në videon e saj, dhe tani njerëzit kanë filluar që të komentojnë në lidhje me sekretet e kasafortës gjigante dhe duke tentuar të qëllojnë se çfarë ka aty brenda.
Një përdorues tha: “Në atë album fotografik është një kartë identiteti e dikujt dhe gjithashtu është një tufë flokësh…”
Një tjetër shkroi: “Granata? Në shtëpinë e babait tim kishte granata të pashpërthyera që gjendeshin në podrum nga koha kur gjyshi im shërbente në ushtri”.
“Duhen të jenë pjesë trupi”, komentoi një person tjetër. /Telegrafi/
@misstiffanyma Replying to @joyfulgordotv here’s everything we found in the 4000 lb safe! #theflip #fixerupper #renovation #homerenovation ♬ Buttercup – Jack Stauber
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Pamje mbresëlënëse, minjtë i japin njëri-tjetrit ndihmën e parë

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania