Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Roland Gjoza
“ti nuk e di,” tha ajo, “se ishe në
bar dhe nuk pe asgjë
unë kërceva me këtë djaloshin
kërcyem e kërcyem të përqafuar
fare ngjitur,
por unë nuk mund të shkoj në shtëpi me të
se ai e di që jam me
ty.”
”një mijë falenderime,” i
thashë.
ajo gjithmonë mendon për seks.
e ka ngarkuar atë dhe e mban shtrënguar
si diçka në një qeskë
letre.
është pjellë e energjisë
kurrë nuk heq dorë
prej çdo mashkulli të mundshëm
gjithmonë nga e para ia fillon
në mëngjes kafe
sallam dhe vezë
pastaj
vonë nga pasditja sanduiç
në darkë mish skare
“unë imitoj stilin e
Merilin Monrosë,” më thotë.
“ajo gjithmonë nxiton
nga një lokal diskoje
në tjetrin
për danc
me një babuin.” më tha njëherë një mik
“jam i çuditur me ty
që po qëndron kaq gjatë me të”
ajo vë baste në pistat e vrapimit
pastaj kthehet te unë dhe më thotë,
“tre burra m’u lutën të pi me ta.”
pastaj në parking se nga humb
në mizërinë e makinave dhe ja ku shfaqet përsëri
duke ecur me një burrë të huaj.
“hej, ai vinte nga drejtimi i tij
dhe unë prej këtu
na u duk e këndshme dhe tani po ecim sëbashku”.
kurrsesi nuk doja t’ia prishja
kënaqësinë.
ajo thotë se unë jam
shumë xheloz.
një ditë mbaroi
dhe historia e saj
pati probleme të mëdha
me organin seksual
dhe ylli perëndoi.
i ngjau një ore me alarm
që bie
në Kanionet e Mëdha.
që përplaset e çahet
si një raketake
që bëhet copë e thërrime
në fund
me kumb
e humb.
ndjehem më mirë
tani.
shkoj në diskot më të çmendura
mbaj një fanellë të zezë
dhe kapelen ul pak
mbi syrin e
djathtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
PORADECI
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
POEZI PËR HIRIN E GREGORY CORSOS NË VARREZAT ANGLEZE NË ROMË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025