Tani mund të përdorni atë që po vlerësohet një nga modelet më të avancuar Inteligjencës Artificiale, xAI, Grok 3, edhe nëse nuk paguani për një abonim në X.

Grok 3 është i disponueshëm falas "për një kohë të shkurtër", sipas themeluesit të xAI, Elon Musk.


Megjithatë, kompania nuk tha se çfarë do të thotë saktësisht "kohë e shkurtër".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm sigurohuni që po përdorni Grok 3 në vend të Grok 2 në menunë e ndërfaqes së chatbot.

Veç kësaj, nëse po paguani për X Premium+, i cili tani kushton 40 dollarë në muaj, ose 30 dollarë në muaj për SuperGrok, do të merrni "akses më të madh" në veçoritë e Grok 3.

Kompania lansoi familjen e saj të modeleve Grok 3 disa ditë më parë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/