LAJMI I FUNDIT:

Grliq Radman: Të nisen bisedimet mes Maqedonisë dhe BE-së pa anulime

Grliq Radman: Të nisen bisedimet mes Maqedonisë dhe BE-së pa anulime

“Vendi i Maqedoni së Veriut është në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi meritoi që të nisë bisedimet për anëtarësim”. Këtë në Zagreb e tha ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Shpresoj se vendimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut do të merret sa më shpejt pa asnjë anulim të mëtejshëm. Kroacia shpreson se një vendim i tillë do të merret gjatë kryesimit tonë me BE-në, ndërsa ne vazhdimisht po punojmë që kjo të ndodhë.Dokumenti i Komisionit Evropian për metodologjinë e re për bisedime e thekson perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Grliq Radman në konferencën pas takimit me Osmanin dhe Dimitrovin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve duhet të plotësohen me një bashkëpunim më të mirë ekonomik.


Sipas zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, ka kushte që në muajin mars të merret vendimi për nisjen e bisedimeve.

“Ne s’frikësohemi nga rregullat e rrepta për bisedime me BE-në. Në duam të jemi kandidatë të mirë, ndërsa kritere të tilla janë vetëm motiv shtesë”, tha Osmani.

Dimitrov në konferencë për shtyp tha se është e rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit tonë fakti që Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian.

“Mendoj se metodologjia e re është e mirë për ato shtete që duan reforma të vërteta, dhe e rëndë për ato që nuk duan të ndryshojnë. Ne duam t’i shfrytëzojmë të gjitha përfitimet që i ofron metodologjia e re. Po punojmë nga afër me Zagrebin që më në fund të kemi datë në mars. Po punojmë për këtë, samiti i BE-së në Zagreb do të jetë sukses i madh për ne”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori