LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Ligji për konfiskim të pronës nuk përputhet me ligjet ekzistuese

Grkovska: Ligji për konfiskim të pronës nuk përputhet me ligjet ekzistuese

Kriminelët janë këmbëngulës në mashtrimin e ligjit dhe sistemit, ndërsa korrupsioni ka efekte shkatërruese në jetën tonë, në jetën e qytetarëve tanë të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer nga efektet e dobëta, tha zv. kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, në debatin e sotëm për Ligji për Konfiskimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi një vend i vogël, me shumë sekrete publike, me shumë pak zgjidhje dhe kjo kontribuon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjeshtë. Vijmë në situata në të cilat ata që “ia kanë dalë”, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe pushtetin e tyre, ikin nga ligji”, tha Grkovska.

Ajo vlerëson se sipas analizave Ligji për konfiskim nuk përputhet me ligjet ekzistuese.


“Ky ligj mbron interesin publik të shtetit. E drejta në pronë është e kufizuar në përputhje me Kushtetutën. Ligji mundëson bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar. Përfitimet e ligjit për të gjithë shoqërinë paraqesin një vlerë të shtuar. Ky ligj nuk përfaqëson dhe nuk duhet të përfaqësojë zëvendësim për konfiskimin në procedurë penale. Nuk është justifikim që prokurorët në procedurë penale të shmangin.

Ky mekanizëm kërkon reagim të shpejtë nga shteti, që pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme të mos përdoret më tutje”, theksoi Grkovska.

Ndonëse e vlerësoi, thotë se është e vetëdijshme se ka vend për përmirësim në këtë zgjidhje ligjore, e cila ende nuk është miratuar. Megjithatë, ajo beson se e njëjta gjë mund të përmirësohet edhe gjatë diskutimit në legjislativ, por edhe përmes debatit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori