LAJMI I FUNDIT:

Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic lason linjën e re me produkte grimi

Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic lason linjën e re me produkte grimi

Mario Dedivanovic me prejardhje shqiptare njihet për grimin që iu bënë disa prej personazheve më të famshëm në botë: Kim Kardashian, Demi Lovato dhe Gabrielle Union.

Por këtë herë, ai vetë po lanson linjën e tij të parë të grimit. Si një nga artistët më të famshëm të grimit, të gjithë duan të dinë a vlejnë produktet e grimerit. Personat që kishin mundësi t’i provonin, i vlerësuan produktet si të duhurat.


Ndërsa shumica e njerëzve në botën e kozmetikës fillojnë linjën e tyre me disa produkte, Mario menjëherë vendosi të rrezikoj.

Për të filluar markën e tij të re, Mario po lanson një koleksion të plot, i mbushur me plot 21 produkte.

Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime - të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar
Lexo po ashtu Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime - të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar

Linja, e cila fillon sot në Sephora.com dhe makeupbymario.com, ka tre produkte të spikatura. Nëse do të blini diçka nga ky koleksion, duhet të jetë:

  • peneli i zi me laps

 

  • ndriçuesi kristal

  • paleta metalike e hijeve të syve. /Telegrafi/