LAJMI I FUNDIT:

Grevistëve nuk u dalin pagat e muajit shtator

Grevistëve nuk u dalin pagat e muajit shtator

Punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë tash e një muaj, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e shtatorit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë dhe e cila ka vlerën e 150 milionë eurove.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të sektorit publik janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë.


Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se në tetor të gjithë pensionistët me pensione nën 500 euro do të marrin shtesën prej 100 eurove. Ndërsa për studentët ka thënë se do t’i marrin nga 100 euro në muajin nëntor. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori