LAJMI I FUNDIT:

Grevist Bytyqi bëhet kosovari i parë që garon në Lojërat Paralimpike

Grevist Bytyqi bëhet kosovari i parë që garon në Lojërat Paralimpike

Paraatleti Grevisti Bytyqi garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”, duke shkruar kështu kapitullin e parë dhe më të rëndësishëm të historisë së Kosovës në Lojëra Paralimpike – paraqitja jonë e parë ndërkombëtare.

Vetëm 200 metra pas fillimit të vrapit 1500-metërsh, në sportin e atletikës, në të cilin garoi Bytyqi, ndodhi një incident që ndikoi që paraatleti ynë të humb ritmin e garës duke u goditë në këmbë nga një atlet tjetër. Si rrjedhojë e kësaj, atleti që shkaktoi incidentin u diskualifikua.

Por, përkundër kësaj, Grevisti realizoi një paraqitje dinjitoze, e cila ka arritur të na bëjë krenarë.


Emocionet ishin të jashtëzakonshme teksa Grevisti u bë kosovari i parë që shkel stadionin “Stade de France”, si një paraatlet, i barabartë me të tjerët nga e gjithë bota.

Realizimi i këtij rrugëtimi madhor për parasportin kosovar do ishte i pamundur pa lidershipin e presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

“Grevisti tregoi maturi dhe profesionalizëm. Ky është vetëm fillimi për të dhe për shumë parasportistë të tjerë. Ne, si Komitet, jemi shumë krenarë për paraqitjen e Grevistit dhe të delegacionit tonë, si dhe kontributin e dhënë për parasportistët dhe shtetin tonë në Paris”, tha Emini nga Parisi.

Komiteti Paralimpik i Kosovës i është mirënjohës të gjithë atyre që i kontribuuan paraqitjes së parë të Kosovës në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, si dhe që mbështesin parasportin kosovar, në veçanti falënderon Zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, për pjesëmarrjen e saj dhe mbështetjen e dhënë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe sponsorin gjeneral TEB Bank./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Serie A
Kalo në kategori