LAJMI I FUNDIT:

Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me Kosovën, thotë presidentja greke

Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me Kosovën, thotë presidentja greke

Pavarësisht vizitave dhe takimeve të shefit të diplomacisë greke me krerët shtetëror të Kosovës dhe pritjeve se shteti helen do ta njohë pavarësinë e Kosovës, presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou tha se qëndrimi i shtetit të saj lidhur me Kosovën mbetet i pandryshuar.

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, gjatë vizitës në Beograd, ka thënë se mbështet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, lidhur me zërat se Greqia mund ta njohë Kosovën, Sakellaropoulou tha se “Gjithmonë ka presione në nivel diplomatik, por kjo nuk ka ndikuar në pozicionin tonë, ne kemi konsistencë në politikë”.


Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas mediave serbe, Sakellaropoulou theksoi se Greqia e mirëpret Aneksin për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër më 18 mars, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Greqia është e gatshme të mbështesë Beogradin dhe Prishtinën në zbatimin e marrëveshjes”, tha presidentja greke, pas takimit të saj me presidentin serb, Vuçiq.

Sakellaropoulou shtoi se Greqia mbështet dialogun që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një prioritet strategjik i Greqisë. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ofrojë paqe dhe siguri dhe do të parandalojë ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo, transmeton Telegrafi.

Vuçiq falënderoi presidenten greke për mbështetjen ndaj Serbisë në rrugën e saj evropiane, duke shtuar se është me interes jetik që Serbia të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje kompromisi në bisedimet me Kosovën dhe të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se shteti do të vazhdojë reformat dhe do të punojë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, si dhe “do të zbatojë gjithçka që është rënë dakord”.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por kjo nuk varet vetëm nga ne. Pjesa më e madhe e asaj që pritet nga Serbia ka të bëjë me dialogun me Prishtinën”, tha Vuçiq.

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë synon të çojë palët drejt normalizimit të plotë të raporteve. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është lidhur me përparimin e të dyja shteteve drejt integrimeve evropiane.

Ndryshe, përveç Greqisë, edhe Sllovakia, Qiproja, Spanja dhe Rumania janë pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Athina, megjithatë, ka shprehur mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori