Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, tha se sipas tij Shqipëria po lulëzon dhe se një nga pikat e forta të vendin është pavarësia energjitike.
“Unë mendoj se është ide jo shumë e zgjuar që amerikanët t’i japin thjesht para shqiptarëve pa ndihmuar vetën e tyre. Sigurisht që duam të kemi një partner më të fortë, nëse është sektori privat duam të bëjmë më shumë për vendin tonë, më shumë shërbime. Ndoshta ju mund të ofroni shumë produkte këtu, që mund të jenë shumë më lirë dhe duhet të përfitojmë edhe ne. Nuk është ide e zgjuar që të japim para vetëm ne, pa asgjë në shkëmbim”, tha Grenell.
“Shqipëria po lulëzon, Tirana të çudit. Ka ndërtesë në çdo cep të Tiranës. Arsyeja që kjo po ndodh është se investitorë të jashtëm po shikojnë që ky është një bast i mirë dhe unë po bëj bast për Shqipërinë, për të mirën e Shqipërisë. Po hedh bast për Tiranën, për zhvillimin e Shqipërisë, sepse keni njerëz që e duan shumë kapitalizmin. Shqiptaro-amerikanët janë disa nga njerëzit më të suksesshëm më punëtor dhe më pro amerikanë që kam parë ndonjëherë. Dhe unë ia atribuoj faktit që e dinë çfarë është fashizmi”, shtoi Grenell.
I pyetur se a mund të ndikojë lufta Rusi – Ukrainë, në zhvillimin e Europës Perëndimore të pavarur nga fusha energjitike, Grenell tha se kjo është një ndër pikat kryesore të rëndësishme të vendit.
“Mendoj se Shqipëria është e para nga këtë drejtim sepse nuk varet nga Rusia, ashtu si të tjerët. Një ndër momentet më krenare që kam pasur me negociatat midis Kosovës dhe Serbisë ishte të shikoja palën serbe të pranonte të nënshkruante këtë marrëveshje. Duke pasur parasysh këtë, Serbia do të fillonte të decertifikonte burimet energjitike. Serbia u angazhua për këtë gjë dhe kjo është fantastike sepse ata marrin kaq shumë nga Rusia dhe t’i bësh të mundur që të shkëputen dhe të kenë alternativa të tjera energjitike mendoj se është e shkëlyer”, tha Grenell, i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët