LAJMI I FUNDIT:

Grekët tërhoqën nga bankat rreth 4 miliardë euro

Grekët tërhoqën nga bankat rreth 4 miliardë euro

Grekët tërhoqën rreth 4 miliardë euro nga llogaritë e tyre në banka që nga fillimi i vitit 2017, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, përcjell albinfo.ch. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2016 shuma e depozitave të ekonomive familjare, bizneseve dhe sektorit publik arrin në 132 miliardë euro.

Në mes të marsit tashmë janë 128 miliardë euro.

Një valë e re e tërheqjeve nga bankat është e lidhur kryesisht me mungesën e marrëveshjes për rishikimin e dytë të programit të shpëtimit për vendin, tha gazeta. Mediat greke raportojnë se Athina dhe kreditorët ende nuk kanë arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në tri fusha kryesore – sferën sociale, të tregut të punës dhe të energjisë.


Frika se ngërçi në negociata përsëri do të çojë në humbje ekonominë greket ka ndikuar që njerëzit t’i tërheqin paratë nga bankat. Kjo ndodh në një kohë kur Greqia është ngadalë duke kthyer besimin në sistemin bankar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori