Gratë në Ferizaj dominojnë në vendimmarrje, qeverisja e Agim Aliut u jep mbështetje edhe për bashkëpronësi

Qeverisja e Agim Aliut në Ferizaj hapësirë mjaftë të madhe i ka dhënë fuqizimit të gruas në vendimmarrje. Në shumicën e sektorëve nëpër institucione publike dominojnë gratë, madje shumë prej tyre janë në krye të institucioneve. Në sektorin e Administratës komunale dhe në sektorin e Arsimit përfshirë edhe shkollat, sipas drejtuesve të Komunës, gratë ferizajase janë fuqizuar në masë të madhe.
Po ashtu gratë në këtë komunë janë numër një në Republikën e Kosovës sa i përket bashkëpronësisë dhe kjo flet për afirmitetin, mbështetjen e pastaj edhe për sensibilizimin që ka bërë qeverisja e Aliut duke i dhënë më shumë të drejta grave se sa meshkujve.
Në një intervistë për Telegrafin, i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gratë kanë treguar rezultate të larta në vendimmarrje, madje në shumë sektor ato dominojnë për nga numri i të punësuarve.
Sipas Aliut, edhe pse mbështetja ndaj gruas ka qenë mjaftë dimensionale, qeverisja e tyre po bën përpjekje që ato të fuqizohen edhe më shumë në ardhmen në vendimmarrje.
‘’Fuqizimi i gruas nga mbështetja jonë si qeverisje ka qenë shumë dimensionale. Në vendimmarrje përmes mbështetjes në përgjegjësitë publike, ku kanë udhëheqje të drejtorateve politike këtu në Komunën e Ferizjet. Pastaj në nivele të sektorëve mbizotërojnë femrat si në administratën komunale, por gjithmonë ne e shohim këtë si një lloj pamjaftueshmërie edhe për shkakun se e kemi një dëshirë më të madhe për të bërë edhe më shumë dhe që për të pasur më shumë gra udhëheqëse në pozita të tilla publike edhe për shkak të mirëmenaxhimit dhe për shkak të një përgjegjësie më të lartë që e manifestojnë në natyrën e punës së tyre’’, ka thënë Aliu.
Sipas tij, një mbështetje e tillë për gratë po cilësohet si një mbështetje për vetë qeverisjen lokale shkaku i qeverisjes së mirë dhe benefitet që i sjellin sektorëve të caktuar gratë ferizajase.
Aliu bën me dije se gratë e kësaj komune e kanë mundësinë të marrin subvencione për ta zhvilluar biznesin dhe për t’u punësuar.
‘’ Sektori i arsimit gjithmonë ka qenë një sektor i mbështetur dhe sektor i dominuar nga gratë dhe vazhdon të jetë, por gjithmonë e shohim një lloj pamjaftueshmërie, për arsye se kemi qëllime dhe dëshira më të larta për të bërë më shumë edhe në aspektin biznesor. Ju e dini që Komuna e Ferizajt ka qenë komuna e vetme në Republikën e Kosovës e cila të gjithë fondin, qind për qind të fondit, për
Zhvillim dhe për punësim e kemi ndarë për gratë dhe madje kemi thjeshtësuar procedurat e aplikimit në masën minimale sa për të pasur vetëm pothuajse një letërnjoftim për të aplikuar dhe për të marrë subvencione nga Komuna e Ferizajt’’, ka thënë më tej Aliu.
Aliu shpjegon se si qeverisje kanë dashur që me çdo kusht t’i mbështesin gratë dhe t’i fuqizojnë ato në vendimmarrje.
‘’Unë për këtë jam i lumtur edhe kur kemi zhvilluar panaire të ndryshme i kam vizituar shumë prej tyre që të jemi të kënaqur kur kam parë që mbështetja jonë është përkthyer në punë, angazhim dhe mirëqenie të tyre, por mbi të gjitha edhe në një afirmim të pozitës së tyre në shoqërinë, sepse e dimë ne në aspektin e një tradite dhe një historie që është tashmë pothuajse e kaluar gjithmonë kemi pasur një ngecje të këtij përfaqësimi dhe një ngecje të këtij aktiviteti ose këtyre aktiviteteve që përfshijnë gratë’’, ka bërë me dije Aliu.
Aliu, shpjegon se Ferizaj ka ndryshuar, përveç të tjerave edhe në transformimin e projekteve të përgjithshme por edhe në transformimin social.
‘’Jam shumë i lumtur që kjo që kjo ka ndodhë dhe që gratë gjithnjë e më shumë i kemi në angazhime që i bëjnë përmes punëve dhe përgjegjësive publike, por qoftë edhe përmes mbështetjes që ne i kemi bërë në kuadër të mbështetjes për subvencione e po ashtu ende vazhdon Ferizaj të jetë lider sa i përket bashkëpronësisë. Pra, gratë në Ferizaj janë numër një në Republikën e Kosovës sa i përket bashkëpronësisë dhe kjo flet për afirmitetin dhe mbështetjen e pastaj edhe për sensibilizimin që ne e kemi bërë që ato të marrin më shumë të drejta se sa meshkujt dhe kjo është e mirë për shoqërinë e veçanërisht për Ferizajn’’, ka shtuar Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?