Gratë e meshkujve më të pasur në botë (Foto)

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se gratë e miliarderëve janë gjithmonë super-modele të cilat pjesën më të madhe e kalojnë te frizerët dhe ahengjet e ndryshme.
Por sa është e vërtet kjo?
Më poshtë i keni disa nga gratë e meshkujve më të pasur në botë, të cilat do t’jua thyejnë mitet e lartcekura.
Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
Vetëm në vitin e 2016, pasuria e Mark Zuckerberg ishte mbi 50 miliardë dollarë. Ai e kishte takuar gruan e tij kur ishte student në Harvard. Priscilla gjithmonë e kishte mbështetur dhe kishte besuar në suksesin e tij. Ata janë martuar me 19 maj të vitit 2012, në një ceremoni modeste në shtëpinë e tyre. Me 2 dhjetor të vitit 2015, Mark dhe Priscilla ishin bërë prindër për herë të parë, transmeton Telegrafi.
Warren Buffett është një nga investitorët më të mëdhenj të botës. Pasuria e tij në nëntor të vitit 2016 kishte qenë më e lartë se 70 miliardë dollarë. Ai ishte takuar me Astridin në vitet e 1970’ta kur ajo punonte si kameriere. Diferenca në moshë mes tyre është 16 vite, duke dëshmuar se dashuria i mposhtë të gjitha sfidat!
Pasuria e Bill Gates në vitin 2016 kishte qenë më e madhe se 80 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në fund të viteve 1980’ta në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte punëtore e kompanisë). Ata janë martuar në vitin 1994 dhe i kanë rritur së bashku tre fëmijë. Veç kësaj, ata janë drejtues edhe të fondit më të madh të botës për bamirësi.
Larry Page është themelues i ‘Google’. Pasuria e tij është mbi 30 miliardë dollarë. Shumë pak dihet për partneren e tij, e cila është shtatë vite më e re se ai. Siç duket ajo përpiqet gjatë tërë kohës ta shmangë vëmendjen e publikut, por dihet se çifti ishte martuar vetëm pak muaj pas fillimit të lidhjes.
Jeff Bezos është themelues i gjigantit ‘Amazon’, ndërsa pasuria e tij është mbi 60 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në vitin 19912, e cila më vonë kishte zbuluar për një intervistë me ‘Vogue’: “Zyrat tona kishin qenë afër njëra-tjetrës, dhe vazhdimisht mund ta dëgjoja buzëqeshjen e tij të mahnitshme! Si të mos bija në dashuri me të?” Vetëm një vit pas ata ishin martuar dhe tani kanë katër fëmijë! /Telegrafi/


























































