Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka treguar një rast monstruoz ndaj viktimave të luftës të kryer në fshatin Rudnicë të Rashkës, kur forcat serbe i kanë marr kokat e shqiptarëve të vrarë për t’i shndërruar në llamba.
“Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë]. Aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme. Vetëm ata që janë kriminel e bëjnë këtë. Nga krimi kanë kalu në kanibalizëm. I kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba. I kanë vendosur poçe elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla. Ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”, tregon Grajqevci.
Në një intervistë për RTV Dukagjini ai ka shprehur dyshime të thella rreth shtetit serb, duke e quajtur atë “regjim edhe më i ndytë se i Millosheviqit”.
Po ashtu, Grajçevci ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të të zhdukurve në Serbi, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me ta.
Megjithatë, ai është i bindur se shteti serb vazhdon të mbyll sytë ndaj kësaj çështjeje dhe do të ketë nevojë për një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur ndonjë progres në këtë drejtim.
“Duhet të hapen dosjet në Serbi për t’u zbuluar fati i të pagjeturve. Por shteti serb është ende ai regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit. Ato dosje mund të hapen vetëm me një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ata bëjnë një trysni të madhe atëherë Serbia do t’i tregojë. Serbia ata trupa që i ka atje i shfrytëzon për poena politikë”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se ekzistojnë varreza masive në Serbi, ku janë varrosur të zhdukurit nga Kosova.
Ai ka bërë me dije se dëshmitarë serbë kanë treguar për këto varreza publikisht në media serbe, duke dëshmuar për masakrat e kryera gjatë konfliktit.
“Atje janë dhjetë lokacione, por mundem me thënë se 8 ose 9 i dimë krejt, se kemi dëshmi për ato. Ato janë publike, por tash i ruajmë ne. Në momentin që ata nuk tregojnë se ku janë, ne do t’i tregojmë se ku janë ato. Dhe janë edhe dëshmitarët serbë, cilët tregojnë edhe publikisht në mediat serbe”, ka deklaruar tutje ai.
Megjithatë, siç është shprehur ai pa një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, këto dëshmi mund të mbeten të injoruara nga autoritetet serbe. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane i Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës