Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sot në seancën e Kuvendit tha se EULEX-i ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar Kosovën në konsolidimin e sistemit të rendit si dhe ligjit dhe sistemit të drejtësisë.
Ai poashtu tha, se kriminelet që shkaktuan gjenocid në Kosovë ende nuk janë duke u hetuar, e sipas tij më këtë gjë duhet të merret EULEX-i.
“Ne qysh në kohën kur përgatiteshim për të shpallur pavarësinë e Kosovës, duke pasur parasysh dhe ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë vendet e BE dhe SHBA-të, jemi dakorduar që të thërrasim misionin e BE-së, EULEX për të na ndihmuar në konsolidimin e sistemit të rendit si dhe ligjit dhe sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Ai tha se beson se misioni i BE-së do të na ndihmojë Kosovë në përshpejtimin e hapave drejt integrimit në mekanizmat e BE dhe të sistemit ndërkombëtarë në përgjithësi, shkruan Indeksonline.
“Që nga viti 2008 e deri me tash misioni i EULEX-it, përkundër angazhimeve dhe rezultateve të arritura në sferën e sundimit të ligjit , është përcjellur edhe me lëshime dhe dobësi të manifestuara veçanërisht në mos ndriçimin deri në fund të rasteve me të cilat është marrë por edhe me lënien anash thuajse në tërësi të krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë”, tha Grabovci.
Ndër tjerash, Grabovci tha se: “Misioni i EULEX përveç një rasti në Mitrovicë, kundër kriminelëve që kanë vrarë mbi 12000 civilë shqiptarë, që zhdukën mbi 5000 shqiptarë, akoma mbi 1600 familje presin për ndriçimin e fatit të të afërmve të tyre sepse mbi 1620 persona llogariten të pagjetur, kundër kriminelëve që kanë ushtruar dhunë seksuale në mbi 20000 gra shqiptare e që po ashtu dhuna seksuale është akt gjenocidar, kundër atyre që kanë dëbuar mbi një milion shqiptarë nuk është zhvilluar asnjë proces”, është shprehur Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Sipas tij, deri më shumë janë trajtuar madje edhe dënuar pjesëtar të UÇK-së të cilët kanë bërë luftë mbrojtëse dhe kanë mbrojtur popullatën sesa kriminele që kanë ushtruar gjenocidin në Kosovë. Grabovci kërkon nga EULEX-i që t’i zbardh rastet e rënda si dhe do të jenë efektiv kundër krimit , korrupsioni dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
“Deri më tash më shumë janë trajtuar madje edhe dënuar pjesëtar të UÇK-së të cilët kanë bërë luftë mbrojtëse dhe kanë mbrojtur popullatën sesa kriminele që kanë ushtruar gjenocidin në Kosovë. Drejtësia që eventualisht bazohet në dosjet tërësisht të fabrikuara nga prokuroria serbe për krime lufte është padrejtësia më e madhe që mund të iu bëhet të gjithë atyre që presin të dënohen kriminelët që shkaktuan gjenocid në Kosovë, prandaj ne kërkojmë nga misioni i EULEX-it se para drejtësisë do të dalin kriminelët që shkaktuan gjenocidin në Kosovë, por edhe se do të ndriçojnë rastet e rënda si dhe do të jenë efektiv kundër krimit , korrupsioni dhe dukurive tjera negative në shoqëri”, theksoi ai.
Në fund Grabovci tha se: “Ne si Grup Parlamentar e mbështesim misionin e EULEX-it në Republikën tonë dhe kemi motive dhe arsye të fuqishme për ta bërë këtë sepse qytetarët e Kosovës dhe shteti ynë aspiron që të jetë pjesë integruese e Bashkimit Evropian sepse është garancion që Kosova dhe qytetarët e saj do ti realizojnë edhe zhvillimin ekonomik, sigurinë, shtetin e së drejtës dhe të gjitha ato që janë të domosdoshme për një shtet funksional dhe të qëndrueshëm.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit