LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Grabitja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar këtë të hënë dënimin me 19 vite burg për Talo Çelën, i akuzuar si një nga grabitësit e miliona eurove në vitin 2019, nga avioni që do të transportonte valutat drejt Austrisë në aeroportin e Rinasit.

I pandehuri Çela u gjykua në mungesë, pasi masa e sigurisë “arrest në burg” e dhënë ndaj tij nuk është ekzekutuar nga policia, që ka dështuar në disa aksione radhazi për ta vënë në pranga.

Seanca e radhës ku pritet të merret vendimi për Çelën është caktuar për në datën 21 nëntor, në orën 10:00.


Talo Çela është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në arrestimin e Nuredin Dumanit.

Për grabitjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Respektivisht, Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me nga 17 vite burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori