Shqipëria ka pësuar nga Spanja në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Barcelonë me rezultat 2-1. 

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që tregoheshin të kujdesshme, me Spanjën që qarkullonte topin, ndërsa Shqipërinë në pozicione mbrojtëse, duke mos lejuar hapësira.


Në minutën e 15-të ishte një lojë me dorë në zonën e Spanjës, por gjyqtari nuk akordoi penallti.

277227433 4793394440759747 1379779441967879237 n

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Spanja me Pedrin, i cili gjuajti nga brenda zonës, por Etrit Berisha ishte në vend.

Para se të mbyllej pjesa e parë Armando Broja futet bukur në zonë, harkon për Sokol Cikalleshin, por ky i fundit doli të jetë i shkurtër në harkim.

277300341 4793394464093078 2520579495256730239 n

Edhe pjesa e dytë sikurse e para, Spanja mbante topin dhe sulmonte, ndërsa Shqipëria ishte e saktë në detyrat mbrojtëse.

Për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 75-të, kur Yeremy Pino pasoi te Ferran Torres i cili shënoi për 1-0.

Sërish në minutën e 81-të, Shqipëria kërkoi penallti, ku një top i goditur me kokë preku Rodrin, por sërish gjyqtari nuk ishte i mendimit të jepte penallti.

Shqipëria arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 85-të, kur Myrto Uzuni përfitoi nga një ngatërrim i mbrojtjes spanjolle, duke shënuar për 1-1.

https://www.dailymotion.com/video/x89ehr2

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Dani Olmo që me një goditje perfekte shënoi për 2-1.

Ky ishte një test shumë i mirë për Shqipërinë, që tregoi edhe njëherë që ka skuadër të përballet edhe me kombëtare të forta. /Telegrafi/

telegrafi sport app