Dele Alli shënoi një gol të bukur në humbjen e Tottenham Hotspur nga Manchester Unitedi.

Tottenhami u mposht në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier.


Golat për Djajtë e Kuq u shënuan nga Marcus Rashford (6', 49'), ndërsa për Spurs shënoi Dele Alli (39').

Megjithatë, është goli i mesfushorit anglez të mysafirëve, ai i cili po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Alli bëri një 'prekje magjike' të topit duke shmangur për mrekulli dyshen e Unitedit, Ashley Young dhe Frad pastaj për të shënuar golin e barazimit.

Kjo lëvizje dhe goli i shënuar i anglezit kanë bërë që Alli të pushtoj rrjetet sociale me tifozë që e kanë komentuar jashtë mase veprimin. /Telegrafi/

https://twitter.com/Asmii___/status/1202319627403038720

https://twitter.com/theroyals44/status/1202319629194059777