LAJMI I FUNDIT:

Gold AG për rastin Dehari: Turp i madh, duam drejtësi për Astritin

Gold AG për rastin Dehari: Turp i madh, duam drejtësi për Astritin

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi – Gold AG, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

I njëjti ndan postime të ndryshme me ndjekësit e tij, derisa shpesh komenton ngjarjet e fundit që ndodhin në vendin tonë.

Së fundmi, ai ka komentuar konstatimet e raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, ku sipas familjarëve dhe avokatit Tomë Gashi, u tha se Astrit Dehari është vrarë.


https://www.instagram.com/p/B3exTZ5lGC9/

Përmes një postimi të hedhur në rrjetin social, Instagram, Gold AG e publikon të bijën e Deharit, të cilën e krahason me nënën e tij – e cila po ashtu është rritur pa baba.

Gruaja e Astrit Deharit publikon një fotografi prekëse të vajzës së tyre: Pse ma humbën mundësinë ta thërras baba!
Lexo po ashtu Gruaja e Astrit Deharit publikon një fotografi prekëse të vajzës së tyre: Pse ma humbën mundësinë ta thërras baba!

“Kur e shoh vajzën e Astritit që nuk e pa babin asnjëherë, më shkon mendja te nëna ime që lindi e jetoi pa e parë kurrë babën e vet. Por nënës time ju vra baba si ushtar i Shaban Polluzhës kur u zunë të gjallë dhe i nisën për Serbi, në atë kohë nëna ime ende nuk kish lindur dhe kurrë nuk e shijoi ngrohtësinë e babës e as të nanës”.

“Kjo vajzë e vogël me të njejtin fat në ditët e sotme është turpi më i madh që mund të ndodhë.Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet dhe gjërat nga ajo kohë kanë ndryshuar”, ka shkruar mes të tjerash Ariani në imazhin e tij.

https://www.instagram.com/p/B3_0_eLFjX9/

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se bazuar në të gjeturat e raportit nga instituti zviceran për rastin Dehari, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Kalo në kategori