Khabib Nurmagomedov triumfoi përballë Conor McGregorit në duelin UFC 229 në Las Vegas duke mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë e peshave të lehta në këtë garë.

Meçi i tyre është bërë sensacion mediatik, sidomos për shkak të incidenteve që ndodhën pas përballjes kur u përfshinë në dhunë pjesëtarë të të dyja kampeve.


Në ndërkohë, presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se Khabibit mund t’i merret titulli për shkak të nxitjes së incidentit.

Nga ana tjetër, Nurmagomedov duke qenë një praktikues i fesë islame ka marrë mbështetjen e reperit Gold AG.

Arian Agushi e ka publikuar një fotografi të Khabibit me përshkrimin: “Falënderimi i takon Zotit”.

Sportisti nga Dagestani menjëherë e kishte falënderuar Zotin pas triumfit ndaj irlandezit të famshëm.

“Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyejë. Askush”, ishte deklarata e tij. /Telegrafi/