Gold AG dhe Kreshnik Avdiu kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Namazi” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili u lansua në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.


Teksti është shkruar nga reperi nga Presheva, kurse për melodinë janë përkujdësur të dy.

Screenshot 21 10 Foto: Screenshot/YouTube

Orkestrimi ndërkohë është realizuar nga Florent Boshnjaku me video nga M Production.

Arian Agushi (emri i vërtetë) tashmë dihet se është një praktikues i fesë islame.

Screenshot 20 14 Foto: Screenshot/YouTube

Ai madje shpesh u ka dhënë ndjekësve edhe këshilla në lidhje me fenë dhe për gjërat që duhet t’i bëjnë.

Kënga tani e plotë gjendet në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit të njohur. /Telegrafi/