Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital
Në bulevardin "Goce Dellçev" në Shtip, këtë mëngjes ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cili është lënduar rëndë një këmbësor.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 09:10 në vendkalimin për këmbësor, kur një makinë "Volkswagen" e ka goditur rëndë nxënësin e shkollës së mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të para, i lënduari është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është vendosur në Spitalin Klinik në Shtip.
Më shumë detaje për këtë aksident priten gjatë ditës së sotme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























