GOCAT – Galeria më e madhe e artit bashkëkohor nga Fondacioni Mane
Galeria e artit GOCAT është qendra më e re artistike nga Fondacioni Mane. Galeria e artit bashkëkohor Tirana ose e njohur shkurt si GOCAT, me inicialet e emrit (Gallery Of Contemporary Art Tirana) krijon një mundësi të jashtëzakonshme për artistët dhe publikun e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe më gjerë. E vendosur në mjediset e Piramidës në Tiranë ajo është e hapur dhe e orientuar drejt botës së artit kombëtar dhe ndërkombëtar, me salla ekspozimi që janë pa kosto për artistët dhe gjithashtu pa pagesë për vizitorët.

Galeria mirëpret vizitorë nga rajoni por edhe turistë që duan të vizitojnë hapësira arti në kryeqytet dhe hyrja për publikun do të jetë falas.

































