LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e buxhetit mujor në një familje shqiptare shkon për ushqim

Gjysma e buxhetit mujor në një familje shqiptare shkon për ushqim
Në foto: Ushqimi tradicional shqiptar

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 76 mijë lekë në muaj për konsum.

Por 44 për qind e këtij buxheti ose rreth 33 mijë e 500 lekë në muaj shkojnë vetëm për ushqime. Të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave tregojnë se konsumi i familjeve shqiptare mbetet mirëfilltazi mbijetese, teksa gati gjysma e të ardhurave shkojnë vetëm për të plotësuar nevojat bazë të të ushqyerit. Kjo është norma më e lartë në Evropë.

Sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Evropian ushqimet i marrin familjeve vetëm 12.2 për qind të buxhetit ose gati 4 herë më pak se sa në Shqipëri. Madje në vende të caktuara si Britania e Madhe, Gjermania apo dhe Austria familjet shpenzojnë edhe më pak se 10 për qind të buxhetit për t’u ushqyer.


Pesha e madhe e të ardhurave që familjet shqiptare detyrohen të shpenzojnë për mbijetesë është rezultat i dy faktorëve; çmimeve të larta të ushqimeve në vend, por mbi të gjitha nivelit të ulët të të ardhurave. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më e lartë është pjesa e buxhetit që shkon për konsum mbijetese, pasi këto shpenzime janë të detyrueshme.

Por përtej faktit se ushqimet ju marrin familjeve shqiptare katër herë më shumë të shpenzime se sa vendet e BE, të dhënat tregojnë se kjo barrë po ulet shumë ngadalë.

Sipas INSTAT, në 11 vitet e fundit, pesha e shpenzimeve që zënë ushqimet në buxhetin e familjeve shqiptare është ulur me vetëm 3.6 pikë përqindje, nga 47.6 përqind që ishte në vitin 2007 në 44 për qind vitin e kaluar. Madje në tre qarqe të vendit si Durrës, Elbasan dhe Vlorë ushqimet marrin më shumë se gjysmën e buxhetit, një tregues tipik për vendet në varfëri të thellë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori